NGROHJE NE DYSHEME

Thermal Technology  ka patentuar një sistem ngrohje të trashësisë, vetëm 4mm: ky sistem ngrohje mund ti përshtatet çdo nevoje (qoftë për fuqi apo për formë gjeometrike mund të arrijnë deri në 25m²) ose të përdoren modulet standard.

DYSHEK ME PROJEKT

RRJET ME PROJEKT

DYSHEK MODULAR

 

RRJET MODULARE

 

Ngrohja me rrezatim


Rrezatimi është një sistem i shkëmbimit të nxehtësisë që përdor valët infra të kuqe si vektor transferimi.
Në fakt, dy organe ose objekte që kanë temperatura të ndryshme natyrisht rrezatojnë ndaj njëri-tjetrit dhea nxehtësia shkon nga më i ngrohti tek më i ftohti. Rrezatimi i emetuar në dysheme shndërrohet në nxehtësi kur bie në kontakt me një objekt, një mur ose një person. Valët infra të kuqe domethënë nuk thithen nga ajri por nga organet e ngurta që i kthejnë ato në energji termike. Kjo energji transmetohet në ambjent, duke krijuar kështu kushte optimale për komoditetin tuaj.

Avantezhe për shëndetin

Ngrohja në dysheme është e shëndetshme, në fakt, nuk lëviz ajrin, si rrjedhojë nuk ngreh pluhura. Ky sistem ngrohje siguron rehati maksimale duke i respektuar rregullat që kufizojnë temperaturën maksimale  në 28 ° C.  Sistemi THERMAL TECHNOLOGY®, siç përshkruhet nga Testi dhe Raporti i “IUAV” Universitare të Venecias vuri në dukje se sistemi i ngrohjes me fibër karboni siguron një luhatje temperature mes dyshemesë dhe tavanit rreth 1,5 ° C, kjo për të shmangur sikletin e mundshëm të temperaturës midis pjesës së kokës dhe këmbëve.

APLIKIMET

Sistemi i ngrohjes THERMAL TECHNOLOGY® është ideale për çdo lloj ndërtese, shtëpie individuale, shkolla, spitale, zyra, qofshin këto ndërtesa të reja apo të vjetra. THERMAL TECHNOLOGY® përmbush të gjitha kërkesat.
Panelet e ngrohjes vendosen në dysheme dhe  lirojnë muret nga radiatorët tradicional, krijohet hapësirë në vendosjen e mobiljeve.

Këtu janë karakteristikat më të rëndësishme të sistemit ngrohës  THERMAL TECHNOLOGY®:

Rehatshme: ngrohja përhapet në mënyrë të barabartë nga dyshemeja deri në tavan, me temperaturë uniforme dhe konstante në të gjithë ambjentin, është  shumë e lehtë për të rregulluar temperaturën në secilën dhomë.

Pa zhurmë: Sistemi i ngrohjes është  lidhur drejtpërdrejt me panelin elektrik dhe punon pa kaldajë ose element tjetër mekanik që mund të krijojnë zhurmë ..

Fleksibël: Çdo dhomë mund të jetë e pajisur me një termostat, në mënyrë për të rregulluar temperaturën në bazë të kohës që kaloni në çdo dhomë, dhe duke eliminuar në këtë mënyrë, tuba, pompa dhe valvula.

I shëndetshëm: Me parimin e rrezatimit nuk lëvizin masat ajrore por ngrohen direkt, duke shmangur kështu qarkullimin e pluhurit dhe marimangave. Sistemi i ngrohjes me rrezatim siguron një ndryshim në temperatura mes dyshemes dhe tavanit prej rreth 1,5 ° C, kjo vlerë është shumë interesante për tu ndjerë rehat.

I Sigurt: Duke qenë një sistem i integruar në dysheme, nuk ka mundësi kontakti të drejtpërdrejtë me pjesët në tension.
Pjesët ngrohëse janë pëbërë me materiale Fireproof.
Carbon Fiber nuk prodhon fusha elektromagnetike (rreth 47 herë më e ulët se limitet ligjore).

Ekonomik: Sistemi i ngrohjes THERMAL TECHNOLOGY®, në sajë të shpërndarjes së shkëlqyer të ngrohjes. 1 ° C më pak korrespondon me reduktimin e konsumit të 7% (për shëmbull: në qoftë se me 22 °C impianti konsumon 100 kw për të gjithë shtëpinë, duke e vendosur nxetësinë 1°C më pak pra 21°C impianti do konsumojë 93 kw).

Jo mirëmbajtje: Sistemi nuk kërkon ndonjë mirëmbajtje.

Garanci: Një konfirmim i karakteristikave të larta teknike dhe mekanike të Fibrës së karbonit na mundëson të ofrojmë një garanci prej 10 vjetësh nga data e blerjes.

 

Sistemi i ngrohjes THERMAL TECHNOLOGY® është gjithashtu:

 

I besueshëm me kalimin e kohës;
I Shpejtë dhe i lehtë për tu instaluar;
I riciklueshëm (në qoftë se ndodhet nën dysheme);
Rezistent ndaj lagështisë, lidhjet elektrike janë çertifikuar IP67.
KONTROLLI I TEMPERATURES

 

Sistemi i ngrohjes THERMAL TECHNOLOGY® nuk kërkon një kontroll të dyfishtë temperature (në dysheme me sondë dhe në ambjent me termostat), por vetëm në mjedis me termostat të programueshëm. Në rastin e një sistemi me disa ambjente është e rekomanduar të përdoret Centralina Power Control , pasi kjo është në gjendje të:

 

  • ta gradojë sipas temperaturës së jashtme;
  • ta kontrolloj kur ka nevojë për shumë energji;
  • të programoj fasha orare.

 

Rruga: Bulevardi "Bajram Curri", pallatet e Aviacionit (perballe ish ekspozites) - Tirane | Cel 00355689026474 | email: althermaltt@yahoo.com

Copyright (c) Sistem Ngrohje