DYSHEK ME PROJEKT

DYSHEK ME PROJEKT

Scheda tecnica materassino a progetto

Tapetet ngrohës sipas projektit, është i përbërë nga panele me një element me shumë shtresa të izoluara. Përcjellësit termik dhe reflektues janë të përbërë me Fibra Karboni. Tapeti prodhohet në bazë të fuqisë dhe sipërfaqes gjeometrike, me një trashësi prej rreth 4 mm dhe gradë mbrojtje IP67;  me rrymë prej 230V. Ngrohja është uniforme dhe e drejtuar lartë falë përbërjes të së njëjtit panel. Nxehtësia që shkon poshtë është rreth 5%.

Kabllot e Fibrës së karbonit, janë të lidhura së bashku në paralel me një montues. Kjo e mban sistemin funksional edhe në rast dëmtimi nga përdoruesit, në këtë rast vetëm një zonë me sipërfaqe prej rreth një metër katror nuk do të ngrohet.
Produkti është i riparueshëm.

 Si Aplikohen

Dyshek nën pllakë dhe çimento

Instalimi nën pllakë dhe çimento, fale inercisë termike, ruan temperaturën e dhomës kostante për disa kohë edhe pas fikjes së impjantit. Të përshtatshme për vendbanimet e përhershme.

A) dysheme qeramike-dru.
B)  Shtresë mbushëse
C) dysheku ngrohës.
D) paneli termo-izolues.
E) llaçi mbushës.
F) tulla.

Dyshek direkt  në pllakë dhe çimento

Kombinimi i sistemit të ngrohjes me dyshek dhe sistemeve të bëra me “gips-fibër”, i lirë në kosto, i shpejtë për tu montuar dhe me trashësi të reduktuar, i përshtatshëm për banjo, dhoma gjumi, sallon etj .. për metodën e aplikimit ndiqni udhëzimet e prodhuesit (është sugjeruar përdorimi i produktit Knauf Brio).

A) dysheme qeramike-dru
B) gips-fibra
C) dyshek ngrohës.
D) paneli termo-izolues.
E) llaçi mbushës.
F) tulla.

Dyshek sipër çimentos

A) dysheme qeramike-dru
B) dyshek ngrohës
C) gips-fibrat
D) paneli termo-izolues.
E) llaçi mbushës.
F) tulla.

Instalimi midis çimentos dhe dyshemesë, lejon ngrohjen e ambientit në – mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë dhe falë masës së reduktuar të sistemit, koha e inercisë termike është e reduktuar. Dysheku është veçanërisht i përshtatshëm për shtëpi, zyra, dyqane, dhoma, restorante, dhoma hoteli, etj…

Dyshek sipër dyshemes ekzistuese

Ideale për rikostruksion të apartamenteve dhe shtëpive,
ku mund të vendosen vetëm dysheme druri apo laminat, me ngjitje apo dhe të futur. Instalimi ndërmjet dyshemesë ekzistuese dhe asaj në ndërtim lejon ngrohjen e ambientit në mënyrë jashtëzakonisht të shpejtë dhe falë  masës së reduktuar të sistemit, koha e inercisë termike është e shpejtë. Dysheku është veçanërisht i përshtatshëm për shtepi, zyra, dyqane, dhoma, restorante, dhoma hoteli, etj… është e rekomanduar vendosja e panelit izolues.

PROCEDURA E APLIKIMIT

Shtroheni dyshekun në anën që është etiketuar me fjalët “LATO RISCALDANTE – HEATING SURFACE” drejt lartë.

RREGULLA TË PËRGJITHSHME

• sigurohuni që produktet e përdorura për dysheme janë në përputhje me dyshekun;

• vendoseni dyshemenë prej druri apo laminati sipas udhëzimeve të prodhuesit;

• përdorni kolë elastike;

• lërini që veshjet izoluese dhe ngjitëse të thahen sipas udhëzimeve të prodhuesit;

• besojani punën për lidhjet elektrike  personave të kualifikuar.

Video Galeri

 

Rruga: Bulevardi "Bajram Curri", pallatet e Aviacionit (perballe ish ekspozites) - Tirane | Cel 00355689026474 | email: althermaltt@yahoo.com

Copyright (c) Sistem Ngrohje