RADIATOR NE XHAM
Radiatorët prej xhami kanë lindur nga teknologjia Genius Carbon me idenë për të kombinuar teknologjinë e materialeve dhe dizajnin. Radiatorët kanë një linjë të rafinuar.
Çdo radiator prej xhami është i përbërë nga një element ngrohje në Fibër Karboni që transferon nxehtësinë në një pllakë prej xhami të temperuar. Struktura e radiatorit është prej çeliku dhe në këtë është montuar xhami me ngjyrë. Hapsira që është krijuar mes dy elementeve lejon lëvizjen natyrore të ajrit në masë të madhe dhe ndikon në rritjen e nxehtësisë. Radiatori prej Xhami mund të vendoset në çdo ambjent, duke përfshirë banjon; mund të përdoret edhe si tharës peshqiri duke instaluar varësen përkatëse prej çeliku të pikturuar. Të gjithë radiatorët prej xhami janë të pajisur me termostat sigurie.