Panele rrezatues per tavan 200 x 50 cm

radiante-soffitto-2

Panel për Tavan 200X50

Panelet me rrezatim të Thermal Technology® i përshtaten çdo situate (të varura në tavan në një lartësi të caktuar, etj …), janë të çmontueshëm lehtësisht. Panelet rrezatues janë ideale për ngrohjen e zonave të veçanta apo vende pune në një mjedis të vetëm, të tilla si oficina, magazina, kioska apo oborre e mjedise publike si bare, restorante, etj … Ngrohje me panele  për tavan do të thotë kursim energjie sepse, në sajë të efektit të rrezatimit, gjithë energjia përqëndrohet për të ngrohur njeriun, dyshemenë, muret, objektet dhe vetëm indirekt ajrin. Sistemi vepron me energji elektrike dhe për këtë arsye është i lirë nga çdo detyrim ligjor, ose kontroll ndaj zjarrit. Sistemi nuk ka djegie, sistemi nuk ka nevojë për oxhaqe apo tuba për të dalë tymi.

Ngrohja me rreze

Panelet për tavan janë të lehtë për t’u instaluar sepse nuk peshojnë shumë dhe janë të vegjël. Kostot e blerjes, instalimit dhe funksionimit janë më të lira se çdo lloj tjetër impjanti të ngjashëm (me ujë, me gas, me rrezatim, etj …). Elementet e ngrohjes kanë një inerci shumë të ulët termike dhe falë kësaj ngroh zonën shumë shpejt. Nuk ka nevojë për shërbim dhe mirëmbajtje, nuk ka nevojë për asnjë autorizim.

Kontrolli i temperaturës

Panelet mund të rregullohen me Termostat me sondë nga çentralina elektronike të programuar në mënyrë të tillë që të kursej sa më shumë energji.

Instalimi

Një instalim tipik është ai mbi vendin e punës. Në një vend pune, panelet janë vendosur sipër operatorit ose në një zonë ku ndodhen shumë punonjës. Panelet mund të përdoren gjithashtu për të ngrohur zyrat; Për më tepër, ata gjithashtu mund të të instalohen në ferma për bagëti.

Montimi

Paneli rrezatues duhet të jetë montuar sipër me sipërfaqen rrezatuese drejtë poshtë. Lartësia mund të jet: 2,30 metra për mjedise me njerëz të ulur dhe 2,70 metra  në rastin e mjediseve me njerëz në këmbë; në raste të veçanta Paneli mund të jetë i pozicionuar në lartësi të ndryshme (na kontaktoni për më shumë). Panelet rrezatues janë të pajisur me 4 grepa për varjen në tavan.

Shëmbuj si mund të vendosen:

Pannelli radianti per soffitto

Rruga: Bulevardi "Bajram Curri", pallatet e Aviacionit (perballe ish ekspozites) - Tirane | Cel 00355689026474 | email: althermaltt@yahoo.com

Copyright (c) Sistem Ngrohje